☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,017 ▲ +0.48% ETH $2,267 ▲ +0.68% XRP $1.2510 ▼ -0.26% SOL $94.7900 ▼ -1.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

OVL e UÇK-së: Kundërshtojmë çdo përpjekjeje për ta mbajtur Kosovën peng të llogarive partiake të Albin Kurtit

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, seancë kjo që u ndërpre pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk paraqit emër për kryeparlamentar/e.

E OVL e UÇK-së në një reagim thekson se Kosova nuk është pronë e asnjë udhëheqësi ose partie.

Reagimi i plotë:

Shprehim kundërshtimin tonë të plotë ndaj çdo përpjekjeje për ta mbajtur Kosovën peng të llogarive partiake të Albin Kurtit. Pas zgjedhjeve, Kuvendi ende nuk funksionon dot, ndërsa vendi mbetet pa qeveri me mandat të plotë. Kjo nuk është strategji. Është sulm ndaj rendit institucional dhe ndaj vetë sigurisë së shtetit.

Përgjegjësinë kryesore e mban Albin Kurti. Refuzimi i tij për ta vënë interesin kombëtar mbi pushtetin partiak e thellon paqëndrueshmërinë dhe dëmton lidhjet me aleatët tanë strategjikë, mbi të gjitha me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Veteranët tashmë mbajnë mbi supe barra të rënda administrative dhe ligjore; ndërkohë Kosovës i duhen institucione që funksionojnë sa më parë.

Kosova nuk është pronë e asnjë udhëheqësi. As e ndonjë partie.

OVL UÇK i bën thirrje Albin Kurtit dhe subjektit të tij që të ndërpresin lojërat me fatin e vendit, t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve dhe të mos e mbajnë Kosovën peng të agjendave personale. Kosova nuk ka kohë për të humbur e as luks për të pësuar dëme të mëtejshme diplomatike e ekonomike. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.