☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 93.27 ▲1.55%
ARI 4,192 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,996 ▼ -0.86% ETH $2,524 ▼ -0.54% XRP $1.3693 ▼ -2.76% SOL $108.6700 ▼ -2.34%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.27 ▲1.55 % ARI 4,192 ▼0.57 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.27 ▲1.55 % ARI 4,192 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Kosova

OVL-UÇK i reagon Kos, paralajmërojnë protesta masive nëse nuk zbatohet ligji për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) i ka reaguar komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke thënë se ajo duhet të shqetësohet për, siç i cilëson, padrejtësitë në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë dhe jo për nismat ligjore të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në një reagim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK i ka kërkuar Kos që t’i trajtojë shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë proces, për të cilat thotë se janë evidentuar edhe nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Shoqatës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit (BHRC).

Sipas organizatës, këto çështje nuk duhet të injorohen nga institucionet evropiane.

OVL-UÇK ka përmendur edhe vendimin KSC-CC-2022, paragrafi 83, të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin thotë se konstaton të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit.

Organizata ka theksuar se Kuvendi tashmë e ka miratuar ligjin përkatës dhe ka kërkuar që ai të zbatohet plotësisht.

Në reagim, OVL-UÇK ka paralajmëruar se nëse zbatimi i ligjit nuk fillon pas hyrjes së tij në fuqi, veteranët dhe qytetarët e Kosovës do t’i rifillojnë protestat masive para institucioneve të Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se Kuvendi i Kosovës është institucion sovran dhe përfaqësues i vullnetit të qytetarëve, prandaj ndërhyrjet dhe presioni ndaj ushtrimit të mandatit të tij janë të papranueshme”, thuhet në reagim.

Në fund, OVL-UÇK i ka bërë thirrje komisioneres evropiane që të kërkojë drejtësi të paanshme dhe respektim të të drejtave të njeriut, në vend që, sipas saj, t’u tregojë deputetëve të Kosovës se si duhet ta ushtrojnë mandatin e tyre./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.