☁️
Tiranë 15°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 93.24 ▲1.51%
ARI 4,195 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,116 ▼ -0.6% ETH $2,519 ▼ -0.69% XRP $1.3677 ▼ -3.04% SOL $108.4500 ▼ -2.48%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.24 ▲1.51 % ARI 4,195 ▼0.51 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.24 ▲1.51 % ARI 4,195 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Costa njofton hapa të rinj në negociatat me Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë

BRUKSEL, 12 tetor /ATSH-ANSA/- Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, mirëpriti sot vendimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për të hapur dy grupe të tjera negociatash për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë.

“Mirëpres vendimin e marrë sot nga shtetet anëtare të BE-së për të hapur dy grupe të tjera negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë. Presim me padurim hapjen e të gjitha grupeve të mbetura sa më shpejt të jetë e mundur, deklaroi në faqen zyrtare presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Ai mirëpriti gjithashtu vendimin për mbylljen e përkohshme të tre kapitujve të tjerë të negociatave me Malin e Zi dhe të një kapitulli me Shqipërinë.

“Zgjerimi i BE-së po përparon falë reformave në vendet kandidate dhe angazhimit të fortë të Bashkimit Evropian”, theksoi Costa.

“E ardhmja juaj është në BE. Të vazhdojmë drejt kësaj rruge!”, përfundoi ai.

Bashkimi Evropian po zgjeron negociatat për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë, pasi përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare ranë dakord sot, në Luksemburg, të hapin bisedimet për dy fusha të tjera.

Sipas presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së, dy fushat e reja janë tregu i përbashkët dhe konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse ekonomike.

Tregu i përbashkët u mundëson vendeve të BE-së lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punëtorëve.

Ndërsa fusha e konkurrueshmërisë përfshin çështje si politika ekonomike dhe tatimore, arsimi dhe kërkimi shkencor.

Zgjerimi i negociatave shihet si një sinjal i rëndësishëm për Ukrainën dhe Moldavinë se reformat që po ndërmarrin po japin rezultate.

Për Ukrainën, e cila po përballet me sulmet ushtarake ruse për të pestin vit radhazi, zbatimi i këtyre reformave kërkon përpjekje të jashtëzakonshme.

Procesi i negociatave për anëtarësimin në BE, synon të sigurojë që një vend kandidat të përmbushë të gjitha kushtet për t’u bërë anëtar i Unionit.

Për ta organizuar më lehtë këtë proces, negociatat janë ndarë në 35 kapituj.

Nga këta, 33 kapituj janë grupuar në gjashtë fusha kryesore, të njohura si grupkapituj.

Përfundimi i negociatave, veçanërisht për Ukrainën, nuk pritet të ndodhë përpara dekadës së ardhshme, pra jo përpara viteve 2030.

Sipas ekspertëve, Ukraina ka ende një rrugë të gjatë për të përmbushur standardet e BE-së, veçanërisht në fusha si lufta kundër korrupsionit.

Përveç Ukrainës dhe Moldavisë, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor – Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova – synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian pritet të jetë gjithashtu një nga temat e samitit të liderëve të BE-së, që do të mbahet të enjten në mbrëmje në Bruksel. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.