⛅
Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.12 ▲0.83%
ARI 4,246 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $85,546 ▲ +1.36% ETH $2,735 ▼ -0.06% XRP $1.5372 ▼ -0.74% SOL $122.6100 ▲ +1.28%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.12 ▲0.83 % ARI 4,246 ▲1.57 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.12 ▲0.83 % ARI 4,246 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Sporti

Pak para dhe shumë duartrokitje! Të gjithë të çmendur pas Zinedine Zidane te Franca

Nisje perfekte në stolin e “Gjelave”: rotacion, spektakël dhe zero gola të pësuar ndaj Turqisë dhe Belgjikës. Për të marrë drejtimin e kombëtares “Zizu” pranoi pagën bazë, si Deschamps.

Për momentin duket vërtet një goditje. Dy ndeshje, dy fitore, lojë spektakolare edhe duke ndryshuar formacionin, edhe pa Mbappé dhe pa pësuar gol. Më shumë nuk mund të kërkohej në debutimin e Zinedine Zidane. Diçka që e priste e gjithë Franca, që e ka parë atë si një hyjni futbollistike prej gati 30 vitesh. Ai bëri gjithçka për të marrë drejtimin e Francës, madje duke refuzuar kontrata milionere. Federata franceze i jep trajnerit vetëm 3.6 milionë euro në sezon, pa llogaritur bonuset.

Në pritje të sfidës me Italinë e Mancini-t, fitorja ndaj Belgjikës me një skuadër zëvendësuesish në teori, e vendosur nga një gol i të pazëvendësueshmit Olise, ka mahnitur mediet franceze. Është shpejt për kritikat, që për Deschamps nuk kanë munguar kurrë, as në 2012-ën kur mori përsipër detyrën e vështirë të rimëkëmbjes së kombëtares.

Zidane po trajtohet me shumë respekt. Ai ka marrë drejtimin e një skuadre të mbushur me talente. Lojtarët që do, siç ka përsëritur prej ditësh, i bindur se mund të bëjë gjëra të mëdha, pavarësisht skemave apo formacionit.

Mes debutimit në Turqi dhe ndeshjes në Bruksel, Zidane ka ndryshuar 9 elementë, por duke ruajtur një nivel loje me kualitet të lartë. Trajneri ka marrë një 8 në tabelën e notave të “Equipe”: “Skuadra e tij ka personalitet dhe një stil loje të kënaqshëm”.

Një skuadër “e bukur për t’u parë”, – është titulli i faqes së parë të së përditshmes së kryeqytetit “Le Parisien”. Të gjithë janë të çmendur nga imazhet e vrapit të Zidane për të festuar golin e Olise, duke bërtitur sikur të kishte shënuar ai vetë. Gjesti i topit të goditur nga trajneri në atë moment u bë menjëherë viral.

Romanca kompletohet nga zbulimet në lidhje me pagën e Zidane. “Equipe” shpjegon se ai nuk ka pasur pretendime të mëdha. Vinte nga 5 vite pa aktivitet, por edhe nga trofetë e fituar me Real Madrid, që e bënë mit pas 3 Champions League radhazi. Trajneri u kënaq me pagën bazë që kishte Deschamps: 300 mijë euro në muaj.

Zidane ka hequr dorë nga kontratat për të drejtën e imazhit, që do t’i garantonin 44 mijë euro për ndeshje. Pak për zgjedhje të tijën dhe pak për detyrim, duke qenë se do t’u jepte “hua” portretin e tij sponsorëve që janë në konkurrencë me të tijtë. Si kompensim, francezi mund t’i shtojë të ardhurat me shpërblimet që lidhen me pjesëmarrjet në turnetë e mëdhenj, me objektivin për t’i fituar, duke bërë më mirë se Deschamps. Duke nisur nga Europiani, që i ka shpëtuar tri herë paraardhësit dhe që zhvillohet pas dy vitesh.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.