SHBA – Gjykata e Lartë lejon dëbimin e emigrantëve në vende të treta
UASHINGTON, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Gjykata e Lartë e SHBA-së i ka dhënë përkohësisht administratës së presidentit Donald Trump mundësinë të vazhdojë dëbimin e emigrantëve drejt vendeve që nuk janë vendet e tyre të origjinës.
Vendimi pezullon përkohësisht një vendim të një gjykate më të ulët, ndërsa çështja do të shqyrtohet në mënyrë të plotë në dhjetor, kur palët do të paraqesin argumentet e tyre përpara se të merret një vendim përfundimtar.
Në qendër të çështjes është pyetja nëse SHBA-ja mund të dëbojë emigrantë drejt një vendi të tretë pa u dhënë më parë mundësinë të kundërshtojnë këtë destinacion.
Administrata Trump ka lidhur marrëveshje me disa vende pritëse, kryesisht në Afrikë dhe Amerikën Latine, për të pranuar persona të dëbuar nga SHBA-ja.
Sipas institutit jopartiak “Migration Policy Institute”, rreth 15 mijë persona u dëbuan drejt vendeve të treta gjatë periudhës 20 janar–31 dhjetor 2025, shumica dërrmuese drejt Meksikës.
Në shkurt, një gjykatës federal urdhëroi ndalimin e përkohshëm të kësaj praktike, duke kërkuar që emigrantëve t’u jepej mundësia të kundërshtonin vendin ku do të dërgoheshin, veçanërisht për të shmangur rrezikun e torturës ose përndjekjes. /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.