Nicole Eisenman: Blerja e veprës së saj nga MoMA lidhet me reagimin për mbështetjen ndaj Gazës
Artisten amerikane e blenë muzeu pas një periudhe bojkoti tregtar që, sipas saj, lidhet me qëndrimin e saj pro-palestinez.
Artistja amerikane Nicole Eisenman ka deklaruar se blerja nga Muzeu i Artit Modern (MoMA) në New York e pikturës së saj “The Auction” (2024–25) lidhet me një lloj kundërreagimi, pas periudhës kur ajo u mbështet publikisht kauzën palestineze, siç njofton USA Art News, që citon një intervistë të artistes për Financial Times, dhënë me rastin e ekspozitave të reja të saj në Royal Academy dhe në Sadie Coles HQ në Londër.
“The Auction” paraqet tregun e artit si një sallë gjyqi, ku artistja shfaqet pas një barriere prej druri. Eisenman thotë se vepra u frymëzua pjesërisht nga pasojat që pati pas nënshkrimit në vitin 2023 të letrës së hapur të Artforum-it në mbështetje të çlirimit palestinez, pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Sipas saj, tregtarë arti i dënuan nënshkruesit e letrës dhe disa koleksionistë paralajmëruan se do të shisnin punimet e saj. MoMA e bleu pikturën në fillim të këtij viti.
Eisenman, e cila është hebreje, ka thënë se ishte “e habitur” nga blerja dhe se dyshon se bordi i muzeut do ta kishte pranuar veprën nëse kryekuratorja Ann Temkin do ta kishte paraqitur me gjithë ngarkesën e saj politike — ajo e quajti blerjen “një grusht të vërtetë” (a real coup).
Muzeu vetë u përball në vitin 2024 me protesta ulur në hyrje nga aktivistë pro-palestinezë, për shkak të pretendimeve se anëtarë të bordit kishin investime në prodhues armësh izraelitë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.