PAKISTAN – Gjykata kërkon dorëheqjen e kryeministrit Sharif, i akuzuar për korrupsion
Gjykata e Lartë e Pakistanit i ka kërkuar sot kryeministrit, Nawaz Sharif të japë dorëheqjen lidhur me akuzat për korrupsion të botuara vitin e kaluar nga “Panama Papers”.
Paneli prej pesë anëtarësh, në kryeqytetin Islamabad urdhëroi autoritetet që të ngrinin padi penale kundër kryeministrit, Sharif, dy djemve të tij, vajzës, dhëndërit dhe një anëtari të partisë.
“ Gjyqi pritet të përfundojë brenda gjashtë muajve”, njoftoi gjykata e lartë.
“Që këtej e tutje, Sharif nuk do të lejohet më , të zgjidhet anëtar i parlamentit të Pakistanit”, tha gjykata gjatë marrjes së vendimit.
Gjykata i kërkoi Komisionit Zgjedhor të Pakistanit largimin e kryeministrit Sharif nga parlamenti, që do të thotë se ai do të dorëhiqet nga detyra e tij si kryeministër.