Politika

Pakti detar me Greqinë, Meta: Po ndjek çështjen, do të veproj konform Kushtetutës

Në komentin e tij, Meta shprehet se po e ndjek me vëmendjen këtë çështje dhe thekson se si President i Republikës do të veprojë konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike.

“Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur më shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndësishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithë”,

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button