☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 79.88 ▲2.04%
ARI 4,000 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
₿ CRYPTO
BTC $63,180 ▼ -1.57% ETH $1,839 ▼ -2.65% XRP $1.0875 ▼ -1.85% SOL $74.7900 ▼ -1.86%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.88 ▲2.04 % ARI 4,000 ▲0.19 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 79.88 ▲2.04 % ARI 4,000 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065 EUR/USD 1.1448 EUR/GBP 0.8488 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 93.7068 EUR/MKD 61.5740 EUR/RSD 117.3671 EUR/TRY 53.9208 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6065
17 Jul 2026
Breaking
Bota

Palltot ikonike, arma sekrete e “Burberry” në rikthimin drejt majës së modës

– Marka britanike e modës luksoze “Burberry” ka bërë të ditur se strategjia e saj për rimëkëmbjen e biznesit po jep rezultate, falë rritjes së shitjeve në Amerikën e Veriut dhe Kinë.

Megjithatë, kompania theksoi se shpenzimet në Evropë janë dobësuar, për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Drejtori ekzekutiv, Joshua Schulman tha se është i kënaqur me ecurinë e kompanisë gjatë tremujorit të parë të vitit, ndërsa po zbaton strategjinë “Burberry Forward”, një plan për të rikthyer kompaninë në një fazë rritjeje, i nisur në fund të vitit 2024.

Strategjia e re e “Burberry” mbështetet te rikthimi i identitetit britanik të markës, me palltot ikonike në qendër të vëmendjes, si dhe te një qasje e re ndaj çmimeve, me synimin për të ringjallur rritjen e kompanisë.

Kompania raportoi se të ardhurat nga shitjet në dyqane u rritën me 5%, duke arritur në 455 milionë paund (rreth 521 milionë dollarë), gjatë 13 javëve që përfunduan më 27 qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja u ndihmua edhe nga kursi i favorshëm i këmbimit të monedhave, i cili shtoi rreth 1% në të ardhura.

“Burberry” bëri të ditur se rezultatet pozitive u mbështetën nga një rritje prej 12% e shitjeve në Amerikë dhe 9% në Kinën e Madhe.

Në Kinë, shitjet u nxitën nga blerjet e konsumatorëve vendas dhe kërkesa e lartë nga gjenerata Z (të rinjtë e lindur afërsisht nga fundi i viteve 1990 deri në fillim të viteve 2010).

Në pjesën tjetër të Azisë, kompania raportoi një rritje prej 11% në Korenë e Jugut, falë blerjeve të banorëve vendas dhe turistëve, ndërsa në Japoni shitjet ranë me 2%.

Ndërkohë, në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, shitjet u ulën me 3%, kryesisht, për shkak të ndikimit të luftës me Iranin dhe rënies së shpenzimeve të turistëve.

Kompania tha gjithashtu se kërkesa e fortë për pardesy, xhaketa dhe shalle ndikoi pozitivisht në rezultatet, me shitjet e veshjeve që u rritën me ritme dyshifrore.

Drejtori ekzekutiv, Joshua Schulman deklaroi se, për herë të parë në tre vjet, kompania regjistroi rritje të shitjeve në të gjitha kategoritë kryesore: veshje për gra, burra, aksesorë dhe fëmijë, të udhëhequra nga performanca shumë e mirë e veshjeve të sipërme.

“Strategjia jonë po funksionon. Po tërheqim një gamë të gjerë klientësh të produkteve luksoze në kategori të ndryshme, përmes kanaleve të ndryshme të shitjes dhe në tregje të ndryshme, gjë që më bën optimist për mundësitë e ardhshme”, tha ai. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.