Politika

Paloka: Nuk bojkotojmë Parlamentin, por do vijojmë të kërkojmë largimin e Metës

Në përfundim të mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të drejtuar nga kryetari i këtij grupi Edi Paloka, në mungesë të kreut të PD-së Basha u tha se opozita nuk ka ndërmend të bojkotojë komisionet dhe aktivitetet e tjera parlamentare, ndërsa do vijojë protestat deri në largimin e Ilir Metës.

Paloka31“Konfirmuam qëndrimin e PD, se nuk mund të pranojmë të drejtohet nga një njeri i akuzuar për porosi vrasje. I kemi kërkuar Metës të japë dorëheqjen, të vihet në dispozicion të drejtësisë. Ata vijojnë përpjekjet nga njëra anë për ta kthyer procesin në qesharak, nga ana tjetër për të manipuluar provat, që shqiptarët të mos marrin vesh të vërtetën. Nuk bëhet fjalë për bojkot, ne do marrim pjesë në aktivitete, do jetë e plotë pjesëmarrja. Nuk kemi problem as me deputetët e LSI-së, kemi një problem, ky parlament nuk mund të drejtohet nga një kryetar që akuzohet se ka dashur të vrasë dy persona”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me kandidaturat për zgjedhjet lokale, Paloka tha se po diskutohet me aleatët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button