Ekonomia

Pandemia – Spitalet britanike në krizën më të thellë ndonjëherë

Paralajmërimi i prerë nga shefi i mjekësisë, Chris Whitty, erdhi ndërsa anëtarët e komisionit kryesor këshillues të qeverisë britanike, Grupi Këshillimor Shkencor për Emergjencat, paralajmëroi se masat e bllokimit në mbarë vendin të vëna në zbatim pas Krishtlindjes ishin shumë të zbehta dhe, nuk përfillen nga shumë njerëz që takojnë miqtë e tyre në parqe dhe nuk zbatojnë distancën fizike në supermarkete.

Ata po bëjnë thirrje për mbylljen e çerdheve dhe përfundimin e lejimit të grumbullimeve të dy familjeve së bashku. Ministrat thonë se nuk po planifikojnë shtrëngimin e masave por do të fillojnë të zbatojnë rregullat e bllokimit në mënyrë rigoroze duke urdhëruar policinë të jetë në pararojë dhe të vendosë gjoba.

“Zbatimi i rreptë” i kufizimeve të koronavirusit është i nevojshëm, tha ministrja e Brendshme e vendit, Priti Patel. Zonja Patel tha se ajo po udhëzon forcat e policisë të përqendrojnë burimet dhe personelin e tyre tek ata njerëz që “po thyejnë qartësisht” rregullat e bllokimit për të “siguruar shërimin e vendit tonë nga ky virus vdekjeprurës”.

Në përshkrimin e tij të zymtë të gjendjes së dëshpëruar në të cilën është Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, zoti Whitty paralajmëroi se spitalet do të duhet të fillojnë të largojnë pacientët e urgjencës jo me COVID, nëse numri i pacientëve me koronavirus nuk fillon të bjerë. “Gjithkush që takon miqtë dhe familjen pa qënë nevoja, është një hallkë në zinxhirin që kërcënon njerëzit e pambrojtur,” tha ai.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar rrezikon të mbingarkohet brenda dy javësh, tha ai, dhe në disa zona po përballej me “situatën më të rrezikshme që mbahet mend”.

Vdekjet nga koronavirusi të dielën në Birtani kaluan shifrën 80,000, që është 10,000 më shumë se numri i vdekjeve civile gjatë Luftës së Dytë Botërore. Britania ka patur për katër ditë rresht më shumë se 1.000 vdekje në ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button