☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.87 ▼0.28%
ARI 4,134 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,507 ▲ +2.57% ETH $2,420 ▲ +4.04% XRP $1.3226 ▲ +3.14% SOL $96.6700 ▲ +3.53%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.87 ▼0.28 % ARI 4,134 ▲1.5 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.87 ▼0.28 % ARI 4,134 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Sporti

Paolo Maldini te Fenerbahçe me Hakan Safi president: Mendjehapur, lider dhe mik!

Ditën kur RedBird njoftoi shkarkimin e trajnerit Allegri dhe “fshiu” gjithë kuadrin drejtues të klubit – duke përfshirë edhe drejtorin sportiv Igli Tare – Paolo Maldini ka bërë një postim në rrjetet sociale, që me siguri do ta rritë pakënaqësinë te tifozët kuqezi.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit dhe ish-drejtues i tij, mund të ketë së shpejti një rol në futbollin europian, pas eksperiencës si drejtor teknik i kuqezinjve.

“Ditë e bukur në Stamboll me Hakan Safi”, – ka shkruar Maldini në krah të një fotografie, ku shfaqet në shoqërinë e kandidatit për president të Fenerbahçes në zgjedhjet që do të mbahen fundjavën e 6-7 qershorit.

“Një mendje e hapur futbollistike, një lider i apasionuar dhe ç’është më e rëndësishme, një mik i vërtetë. Kemi pasur një diskutim të dobishëm për futbollin dhe jam i sigurt se do të ndajmë momente të tjera në të ardhmen”, – ka shkruar gjithashtu ish-mbrojtësi i famshëm.

Safi, në rast suksesi në zgjedhje, dëshiron të ketë Maldinin si konsulent të klubit për merkaton. Në debatet parazgjedhore Safi ka premtuar se do të sjellë në skuadër dy sulmues të mëdhenj, një portier dhe një qendërmbrojtës për të synuar titullin pas 12 vitesh. Për shkak të raportit me Paolo Maldinin, në Turqi flitet shumë për Rafael Leaon si objektiv të Fenerbahçes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.