☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.23 ▼0.97%
ARI 4,196 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $86,138 ▲ +1.26% ETH $2,722 ▲ +0.89% XRP $1.5159 ▲ +1.43% SOL $121.0700 ▲ +0.2%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.23 ▼0.97 % ARI 4,196 ▲0.8 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.23 ▼0.97 % ARI 4,196 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Para çdo vendimmarrjeje të dëgjohen ekspertët juridikë”, avokati Arianit Koci flet për Ligjin për Specialen

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me propozimin për ndryshimin e mënyrës së kontrollit të kushtetutshmërisë së Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke shprehur shqetësimin se ndryshimet e propozuara mund të mos jenë të mjaftueshme për të arritur qëllimin e synuar.

Koci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe pse dëshiron të kontribuojë në ndihmën ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me proceset në Hagë, ai nuk beson se rruga e propozuar është mënyra e duhur.

“Edhe unë dua me iu ndihmu çlirimtarëve. Por nuk besoj se kjo është mënyra e duhur”, ka thënë Koci.

Sipas tij, propozimi i bërë publik synon që kontrolli i kushtetutshmërisë së Ligjit për Dhomat e Specializuara të bartet nga Dhoma Kushtetuese në Hagë te Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Prishtinë.

Megjithatë, Koci vlerëson se këtu qëndron një problem serioz juridik.

Ai i është referuar nenit 162, paragrafit 3 të Kushtetutës së Kosovës, duke argumentuar se kjo dispozitë ia njeh Dhomës Kushtetuese në Hagë kompetencën për referimet kushtetuese që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar.

“Pa e zgjidhë këtë pengesë, kam frikë se nesër kemi me e dëgju arsyetimin: ‘Ne u munduam, por nuk ia arritëm’ ”, ka deklaruar ai.

Avokati ka bërë thirrje që para çdo vendimmarrjeje të dëgjohen ekspertët juridikë dhe profesionistët që, sipas tij, e vendosin interesin e vendit dhe të të akuzuarve mbi interesat politike.

“Me shpresën e popullit dhe të familjeve nuk duhet me lujt”, ka theksuar Koci, duke shtuar se duhet të gjendet një zgjidhje që jo vetëm mund të votohet, por edhe të zbatohet në praktikë.

Koci ka shprehur gatishmërinë e tij për të kontribuar në këtë proces.

“Jam i gatshëm me ndihmu”, ka thënë ai.

Në reagimin e tij, avokati ka pranuar gjithashtu se qëndrimi i tij mund të keqkuptohet dhe mund t’i sjellë kosto politike.

“E di që ky qëndrim mundet me u keqkuptu dhe me pasë kosto politike për mua. Por dikush duhet me e marrë edhe këtë barrë”, është shprehur Koci.

Në fund, ai u ka kërkuar deputetëve që të japin përgjigje konkrete para se të votojnë për ndryshimet e propozuara.

“Çka ndodh pas votimit? Si kanë me u zbatu këto ndryshime dhe si kanë me iu ndihmu çlirimtarëve?”, janë pyetjet që Koci ua ka drejtuar deputetëve.

Sipas tij, këto përgjigje deputetët ua kanë borxh qytetarëve, ndërsa përgjegjësia e tyre nuk përfundon me hedhjen e votës.

“Përgjegjësia juaj nuk përfundon me votim”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.