Paralajmërimi i Çepanit: Rreziku që protestuesit mund të kalojnë nga vezët te mjete të tjera
Aktivistja Edlira Çepani, e ftuar në emisionin NOW në Euronews Albania, deklaroi se përshkallëzimi i protestave ditët e fundit është rrjedhojë e bllokimit të të gjitha hapësirave ligjore nga ana e shtetit.
Ajo theksoi se pas 129 ditësh presion, arrestime të paligjshme dhe pamundësi për t’u dëgjuar përmes dëgjesave apo referendumeve, reagimi i qytetarëve mund të kalojë nga gjuajtja me vezë në mjete të tjera.
Çepani theksoi gjithashtu, se maturia duhet të tregohet nga institucionet dhe jo nga qytetarët, kërkesat e të cilëve për ligjet dhe reformën territoriale po injorohen vazhdimisht.
“Ka 129 ditë që linçohen, shahen, u bëhet presion, arrestohen, në pjesën më të madhe pa arsye del gjykata thotë arrestimet ishin të paligjshme dhe ndërkohë në po të njëjtën ditë që gjykata del me këtë vendim, policia vazhdon me arrestimet e paligjshme, dhunohen, tërhiqen zbarr e gjithë këto gjërat e tjera.
Pra, janë disa njerëz të cilët kanë provuar çdo formë të të mundshme që kanë në dorë, sepse ti nuk jep të drejtën e referendumit. Pra se praktikisht ne nuk e kemi të drejtën e referendumit. E kemi letër, por nuk e bëjmë dot.
Nuk u jep mundësinë që ata të dëgjohen realisht nëpër dëgjesa, ku aty ku mund të flasin me parlamentarët e tyre, nuk u jep mundësinë edhe që të protestojmë para parlamentit, se e rrethon parlamentin që nga bulevardi deri në në këtej te te pjesa tjetër e rrugës së Elbasanit dhe normalisht që këta njerëz në një farë mënyre do të reagojnë në mënyra të tjera dhe përshkallëzimet e protestës.
Më pas ka një problematikë që nuk i kontrollon dot askush dhe ky është një përshkallëzim i formës më të butë të protestës e cila mund të kalojë dhe nga veza në mjete të tjera edhe në dhuna të tjera. Tani jemi te diskutimi është mirë apo s’është mirë dhe ne e dimë të gjithë që nuk është mirë, por nuk mund të presim maturi nga qytetarët të cilët e kanë treguar deri më sot në mënyrë më të mirë të mundshme maturinë duhet ta tregojnë institucionet.
Si mund ta tregojnë maturinë institucionet nëse qytetarët kanë katër muaj rresht, sepse jo vetëm me protestën, por edhe shumë më përpara, që të kërkojnë që ti të rishohësh nja dy ligje të cilat ata i konsiderojnë si tërësisht të parë.
Tani t’i kanë thënë, t’i kanë sjellë me problematikat që kanë dhe ti nuk i prek me dorë fare dhe nuk i rishikon. Të janë ngritur gjysma e qytetarëve për reformën territoriale.
Ti i dëgjon qytetarët, pastaj thua po ju bëni si doni, unë do bëj si dua. Dhe pret pastaj që këta qytetarë të komunikojnë në mënyrën e duhur.
Kur ti nuk u lë asnjë formë komunikimi nga ato që i parashikon ligji dhe nga ato që parashikon ligji. Sepse ka ndodhur edhe edhe në në raste të tjera nëpër botë që kanë eskaluar shumë më tepër se kaq. I kanë kapur politikanët dhe i kanë hedhur në koshin e plerave. Unë uroj dhe shpresoj që kjo gjë të mos ndodhë, sepse unë punoj me kolegët në parlament dhe më vjen shumë keq t’i shoh në situata të tilla”, u shpreh ajo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.