PARIS-Macron dhe Trump sheshojnë mosmarrëveshjet për mbrojtjen europiane
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump kërkuan të sheshojnë sot mosmarrëveshjet, pas një tweet-i nervoz të shefit të Shtëpisë së Bardhë lidhur me propozimet e shefit të Elizesë për mbrojtjen europiane.
Macron tha për gazetarët, përpara takimit kokë më kokë me presidentin amerikan, se do të diskutonte me të propozimet franceze mbi kapacitetet strategjike europiane, ndërkohë që Trump i ka konsideruar ato ”fyese”.
“Jam dakord me pikëpamjet e Trump për ndarjen e barabartë të financimeve për NATO-n dhe besoj se propozimet e mia për mbrojtjen europiane janë konsistente me këtë gjë”, deklaroi Macron.
”Me Macron jemi miq të mirë. Ne kemi shumë të përbashkëta, më shumë nga ajo çfarë njerëzit mund të kuptojnë”, shtoi Trump nga ana e tij.
“Ne duam ta ndihmojmë Europën, por kjo duhet të jetë e ndershme, pasi deri tani barra më e madhe e financimit të NATO-s i ka rënë SHBA-së”, theksoi presidenti amerikan.