🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,946 ▲ +0.3% ETH $2,266 ▲ +0.34% XRP $1.2507 ▼ -0.39% SOL $94.5500 ▼ -1.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

PARIS – Rutte dhe Zelensky në samitin e “Koalicionit të të Gatshmëve”, në fokus mbështetja për Ukrainën

– Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të marrin pjesë të hënën në samitin e “Koalicionit të të Gatshmëve” që do të zhvillohet në Paris, ku udhëheqësit e vendeve aleate, do të diskutojnë forcimin e mbështetjes për Ukrainën, sipas “Reuters”.

Lajmi u konfirmua nga Presidenca franceze, e cila bëri të ditur se takimi synon të vijojë koordinimin e vendeve partnere, pas samitit të NATO-s të mbajtur këtë javë, në Turqi.

Një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë përgatitja e garancive të sigurisë, që do t’i ofrohen Ukrainës, në rast se arrihet një armëpushim me Rusinë.

Sipas Pallatit Élysée, puna për hartimin e këtyre garancive është ende në zhvillim.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se gjatë samitit do të prezantohen iniciativa të reja për forcimin e mbrojtjes evropiane, përfshirë zhvillimin e manovrave të përbashkëta ushtarake, duke theksuar se Evropa po merr një rol gjithnjë e më të madh në garantimin e sigurisë së saj.

Në axhendën e takimit do të jenë gjithashtu lufta kundër të ashtuquajturës “flotës hije” të Rusisë, e përdorur për të shmangur sanksionet ndërkombëtare, rritja e kapaciteteve ushtarake të Ukrainës, mobilizimi i industrisë së mbrojtjes dhe thellimi i bashkëpunimit mes vendeve që mbështesin Kievin.

Presidenca franceze njoftoi se Moldavia dhe Maqedonia e Veriut i janë bashkuar “Koalicionit të të Gatshmëve”, duke zgjeruar numrin e vendeve pjesëmarrëse në këtë nismë.

Në samitin e Parisit pritet të marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

Takimi zhvillohet në një kohë kur aleatët perëndimorë, po intensifikojnë përpjekjet për të koordinuar mbështetjen politike, ushtarake dhe financiare për Ukrainën, ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.