Rajoni

Parlamenti grek miraton një paketë të dytë masash në kuadër të planit të ri të ndihmës

Parlamenti grek miratoi sot një paketë të dytë reformash të kërkuara nga kreditorët e Greqisë si një parakusht për një plan të ri ndihme pavarësisht rrjedhjeve në kampin e kryeministrit, Aleksis Cipras.

Sipas numërimit përfundimtar, 230 deputetë nga 298 të pranishëm, votuan pro miratimit të një reforme në drejtësinë civile dhe implementimin e një direktive evropiane për bankat, 63 votuan kundër dhe pesë abstenuan.

Sipas një llogaritjeje përfundimtare , 31 ishte numri i deputetëve që votuan kundër në radhët e Syrizas, formacioni i majtë radikal i kryeministrit, Alexis Tsipras, kundër 32 javën e kaluar, të cilëve iu shtuan dhe gjashtë abstenime dhe një i munguar.

Ish-ministri i Financave, Janis Varufaqis që votoi kundër javën e kaluar, votoi pro këtë herë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button