Rajoni

Parlamenti liron nga detyra ministrin e Mbrojtjes

Parlamenti serb liroi nga detyra ministrin serb të Mbrojtjes, Bratislav Gashiç me 195 vota pro dhe asnjë kundër.

Kërkesa për largimin e Gashiçit nga detyra u bë nga kryeministri Aleksandar Vuçiç, për shkak të komenteve seksuale që ministri i Mbrojtjes kishte bërë ndaj gazetares, Zlatija Laboviç.

Vuçiç caktoi si ministër të përkohshëm të Mbrojtjes, Dushan Vujoviç.

Në fillim të dhjetorit të kaluar, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gashiç nuk mund ta mbante më postin e tij pas komenteve të pavenda për një gazetare të B92-it.

“Ne duhet t’i mbrojmë gratë në Serbi. Ky ishte një mesazh i keq për të gjitha gratë. Një ministër nuk mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë”, deklaroi Vuçiç duke shtuar se Gashiçi ishte mik i tij dhe një nga ministrat më produktivë.

Vetë Vuçiç i kërkoi ndjesë gazetares së B92-shit në emër të qeverisë.

Ai konsideron se ofendimi i ashpër seksist ndaj gazetares, e cila përkulur para ministrit për të mos hyrë në fokusin e kamerave, ndërkohë që Gashiç po jepte një intervistë, ishte i papranueshëm.

“Dua gazetare të cilat gjunjëzohen lehtë”, kishte deklaruar ministri, i cili më vonë kërkoi falje publikisht për fjalët e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button