Politika

Partitë e vogla, bashkë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Partitë e vogla parlamentare dhe jo parlamentare firmosen sot  memorandumin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në nje takim te organizuar në Hotel Tirana, ishin te pranishëm 32 subjekte politike të spektrit politik në nivel kryetarësh, takim i cili u pasua nga takime të vazhdueshme deri në daljen e një qëndrimi të përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Koordinatori Eduart Abazi në fjalën e tij, u shpreh se “sot finalizojmë memerandumin e partive të vogla të cilat, si subjekte politike përfaqësojnë një mbështetje rreth 30% të votave në rang kombëtar dhe konkretisht 302.529 vota në zgjedhjet e pergjithshme 2013 dhe 581.898 vota në zgjedhjet vendore 2015”.

partite e vogla (4)Memorandumi i dakortësuar nga partitë e vogla politike ka në thelb kërkesën drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, kryetarit të LSI, Ilir Meta, ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin dhe ambasadorit të OSBE, Florian Raunig, për ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor.

Partitë e vogla konsistuan në ndyshimin e Kodit Zgjedhor, si ndryshimi i sistemit zgjedhor nga propocional rajonal në atë kombëtar, administrimi i procesit zgjedhor nga njerëz apartiak, mbulimi mediatik i financuar nga shteti, futja në procesin e votimeve të shqiptarëve që banojnë jashtë vendit, votimi elektronik dhe financimi i partive nga Buxheti i Shtetit.

Gjithashtu u ra dakort që me firmosjen e memorandumit të partive të vogla të zgjerohet tavolina e debatit me aktorë të tjerë, duke realizuar një gjithëpërfshirje në proces. Pas diskutimeve të shumta në mes palëve u hartua dhe strategjia për të bërë të mundur ndikimin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku u theksua se Kodi Zgjedhor aktual nuk është përfaqësues, nuk garanton sigurinë e votës dhe përjashton partitë e vogla nga politikëbërja, duke ju mohuar përfaqësimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button