☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,737 ▲0.18%
DOW 52,516 ▲0.26%
NASDAQ 26,469 ▼0.03%
NAFTA 102.39 ▲2.49%
ARI 4,057 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,619 ▲ +0.27% ETH $2,334 ▼ -0.3% XRP $1.3126 ▼ -0.57% SOL $101.0000 ▲ +0.14%
S&P 500 7,737 ▲0.18 % DOW 52,516 ▲0.26 % NASDAQ 26,469 ▼0.03 % NAFTA 102.39 ▲2.49 % ARI 4,057 ▼0.43 % S&P 500 7,737 ▲0.18 % DOW 52,516 ▲0.26 % NASDAQ 26,469 ▼0.03 % NAFTA 102.39 ▲2.49 % ARI 4,057 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Partizani fiton ne Andora

Partizani ka luajtur të martën pasdite takimin e parë të turit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës, aty ku ka qenë në mysafire në Andorrë për t’u ndeshur me skuadrën vendase të Atletik Eskaldes. Në fakt, ndeshja ka parë të kuqtë e drejtuar nga trajneri Zoran Zekiç ta mbizotërojnë lojën, por pa arritur ta konkretizojnë siç duhet vëllimin e bërë dhe rastet e ndërtuara për shënim. Përtej një epërsi të lehtë, 45 minutat e para janë luajtur nën nivelin mesatar, me skuadrën vendase që mbrohet ngjeshur dhe me Partizanin që ka vuajtur për ta thyer qëndresën e kundërshtarëve.

Edhe pse rastet nuk kanë munguar për ekipin shqiptar, pjesa e parë do të mbyllet me rrjeta të paprekura, ndërsa ajo e dyta do t’i shohë të kuqtë ta zhvendosin lojën tërësisht në gjysmëfushën kundërshtare. E si rezultat i kësaj trysnie ka ardhur edhe goli i parë i Partizanit, pasi Kristian Mba i ka rrëmbyer topin portierit vendas dhe e ka përcjellë në rrjetë.

27 minutat e mbetura të pjesës së dytë dhe ato 8 shtesë kanë parë Partizanin të vazhdojë të mbizotërojë e të ndërtojë raste për shënim, por duke vijuar t’i shpërdorojë ato, pa e gjetur dot edhe një gol tjetër në Andorrë. Mbyllet kështu me rezultatin 1-0 në favor të Partizanit kjo përballje me Atletik Eskaldes dhe skuadra e trajnerit Zoran Zekiç merr një fitore minimale, por të vyer, në fushë të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.