☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pas 6 ditësh betejë me flakët, vihet nën kontroll zjarri në Dardhë të Librazhdit

Pas gjashtë ditësh përpjekjesh intensive, autoritetet kanë bërë të mundur këtë të hënë, 3 gusht, vënien nën kontroll të vatrës aktive të zjarrit në zonën pyjore të Dardhës, në kufi me Sopotin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme mjedisore, duke përfshirë sipërfaqe të tëra me shkurre, pisha dhe dru pyjorë. Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ishte e pamundur në pjesën më të madhe të zonës, ndaj efektivët u detyruan të punonin për ditë me radhë me mjete krahu, deri në izolimin dhe vënien nën kontroll të plotë të flakëve.

Megjithatë, rreziku mbetet ende i lartë për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, të cilat mund të favorizojnë riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonës, veçanërisht barinjve dhe personave që mbledhin bimë mjekësore, të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë masat parandaluese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.