Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $62,922 ▲ +0.09% ETH $1,868 ▲ +0.24% XRP $1.0615 ▼ -0.15% SOL $72.6900 ▼ -0.86%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Kronika

Pas emigrimit masiv, fshati Strelcë ringjallet nga turizmi malor

Vetëm 25 kilometra larg qytetit të Maliqit ndodhet Strelca, një nga fshatrat më të njohur të krahinës së Gorës, që vitet e fundit po përjeton një ringjallje falë zhvillimit të turizmit. Dikur fshati numëronte mbi 300 shtëpi dhe më shumë se 1.400 banorë, ndërsa sot aty jetojnë rreth 60 familje me afro 240 banorë.

Megjithatë, vitet e fundit një pjesë e banorëve kanë nisur të rikthehen në vendlindje për të investuar. Njëri prej tyre është Erjon Kapedani, i lindur dhe rritur në Tiranë, i cili ka vendosur të investojë në tokën e të parëve duke ngritur një resort turistik. Fillimisht ai ndërtoi një banesë për të atin, i cili dëshironte të rikthehej në Strelcë, ndërsa më pas e zgjeroi investimin me një strukturë turistike që sot pret vizitorë nga vende të ndryshme të Europës.

“Strelca është fshati ku lindi babai im dhe na sillte, na pëlqente. Kur filloi turizmi malor, vendosëm të bëjmë diçka. Gjatë majit deri në shtator, 90% janë të huaj, me shqiptarët në fundjava. Disa orë në pishina, në lumë, ngjitje në mal, në Valamarë, te liqenet. Kemi Liqenin e Zi në Gramsh, është Moglica. Janë disa pika që mund të kalojnë e të kënaqen. Besoj se te bujtina ime, vitin e parë, mund të vijnë mbi 1000 vizitorë. Strelca do të rikthehet”, është shprehur operatori turistik, Erjon Kapedani.

Edhe turistët shprehen të mahnitur nga bukuritë natyrore të zonës, ushqimi tradicional dhe mikpritja e banorëve, elementë që, sipas tyre, e bëjnë Strelcën një destinacion të veçantë.

“Vij nga Belgjika, është hera e parë. E gjetëm nëpërmjet Booking. Mendojmë se është një nga vendet më të bukura që kemi parë. Mikpritja të bën përshtypje, mësuam të gatuajmë shqip, ishte shumë e shijshme. Ia vlejti që erdhëm deri këtu”, është shprehur një turiste.

Njësia Administrative Gorë përfshin 16 fshatra, të cilët po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj, veçanërisht ata që preferojnë turizmin e aventurës dhe natyrës. Banorët besojnë se investime të tilla do të ndihmojnë jo vetëm zhvillimin e turizmit, por edhe rikthimin gradual të jetës në fshatrat që për vite me radhë janë prekur nga emigracioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.