☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.12 ▲1.26%
ARI 4,059 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,950 ▼ -0.47% ETH $2,061 ▼ -1.54% XRP $1.0622 ▼ -1.71% SOL $83.8700 ▼ -1.5%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.12 ▲1.26 % ARI 4,059 ▲0.7 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.12 ▲1.26 % ARI 4,059 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Pas grabitjes policia merr kontrollin në aeroportin Kombëtar

Grabitja e djeshme në Rinas, ku u morën nga një avion në nisje 10 milionë euro të destinuara për në Austri me sa duket është kambana e fundit e alarmit për sigurinë në aeroportin e vetëm kombëtar në Shqipëri.

Pas dislokimit të Forcave të Armatosura, në perimetrin e jashtëm në aeroportin e Rinasit, Policia e Shtetit merr siurinë në kontroll duke rritur prezencën.
Për të dhënë këtë lajm, ka dalë para mediave Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zëvendës ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli dhe zëvendës ministri Besfort Lamallari.

“Nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë e aeroportit ‘Nënë Tereza’. Nisur nga kjo por edhe me urdhër të kryeministri, shefi i komisariatit të policisë Rinas merr edhe përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit e bashkëpunimit me kompaninë e sigurisë në aeroport për kthimin e sigurisë në aeroport. Do të kërkojmë çdo ditë rritjen e parametrave të sigurisë. Për ta kthyer aeroportin Nënë Tereza në një aeroport të sigurit e model. Ne do të bashkëpunojmë edhe me Forcat e Armatosura në perimetrin e jashtëm”, deklaroi Veliu.

Nga ana tjetër, zv.ministri i Brendshëm Llamallari e cilësoi grabitjen si humbjen më të vogël, ndërsa theksoi se nuk pati humbje njerëzish.

“Ne patëm me bisedë me drejtorin e TIA. Që ka të bëjë me rritjen e sigurisë në aeroportin e Rinasit. Do të ndryshojmë duke pasur parasysh ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment sikurse tha drejtori i policisë masat e policisë do të rriten. Çështja e sigurisë është edhe problemi i ruajtjes së një figure të një aeroporti ndërkombëtar.

Policia e Shtetit nuk hezitoi të ballafaqohet me grabitësit, sepse ky grup grabitësish ishte i armatosur deri në dhëmbë. Ka qenë humbja më e vogël, një humbje monetare, nuk kemi patur humbje njerëzish, as nga FA as nga forcat e policisë.”- u shpreh Llamallari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.