“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e
Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka deklaruar pasi doli nga SPAK-u se sa herë të thirret nga ky organ, do të paraqitet, teksa shtoi se u paraqit si person që ka dijeni.
“Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, tha ajo duke u larguar pa iu përgjigjur pyetjes së gazetares Anila Hoxha se si “iu përgjigj SPAK, nëse ka pasur apo jo korrupsion në zgjedhje në Elbasan”.
Deputetja Socialiste doli pas 40 minutash nga ambientet e SPAK.
Mila mbajti shkurtimisht një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se është thirrur si person në dijeni dhe ka dhënë dëshminë e saj.

Më tej ajo tha se:
“Sa i përket pranisë sime këtu, në organet e drejtësisë nuk vihet vetëm për ato që i keni me shumë qejf t’i deklaroni, vihet për një përgjegjësi publike, një përgjegjësi politike. Shumë baltë është hedhur mbi mua nga aparatet e politikës së vjetër. Ky është një moment shumë i mirë për të treguar dinjitetin tim. Ka një sekret hetimor, jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time”.
TCH raporton se Mile është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për një çështje që po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, në rolin e deklarueses.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.