Pas letrës së Brahos, Meta takohet edhe me Tahirin
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është takuar me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Takimi mes tyre vjen dy ditë pas letrës së kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.
Në një letër të publikuar dy ditë më parë, Braho paralajmëron për një destabiliteti politik të vendit. Një burim i tha Top Channel se deputeti i LSI-së në letër akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish-ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish-deputeti socialist, Tom Doshi.
Sipas Brahos, disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës.
Një ditë më parë Meta është takuar me Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.