⛈️
Tiranë 20°C · Stuhi me breshër 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.80 ▼0.62%
ARI 4,386 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,721 ▲ +6.85% ETH $2,782 ▲ +5.36% XRP $1.5671 ▲ +11.32% SOL $119.7800 ▲ +8.54%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.80 ▼0.62 % ARI 4,386 ▲0.06 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.80 ▼0.62 % ARI 4,386 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në korrik të këtij viti, është liruar nga paraburgimi në Beograd.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij, e cila ka njoftuar se Selmani është liruar të hënën, më 21 shtator 2026, dhe se tashmë është takuar me familjarët në pikën kufitare në Merdare.

Përmes një njoftimi, familja ka shprehur gëzimin për lirimin e tij, pas ditëve të ankthit dhe pritjes.

“Me shumë gëzim dhe falënderim ndaj Zotit, ju njoftojmë se sot, më 21.09.2026, babai ynë, Osman Selmani, është liruar nga paraburgimi në Beograd”, thuhet në njoftimin e familjes.

“Sapo u takuam me babanë tonë në pikën kufitare në Merdare. Pas kaq shumë ditësh ankthi, malli dhe pritjeje, ky është një nga momentet më të lumtura për familjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.

Në fund, familja Selmani ka falënderuar të gjithë ata që i kanë mbështetur dhe janë lutur për lirimin e Osman Selmanit.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve që u lutët për të, na mbështetët dhe na qëndruat pranë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.