Pas Palokës, Kryeministria padi për shpifje edhe për Arben Ristanin
“Ndërkohë që zyra juridike e Kryeministrit po përfundon dokumentin e padisë së dyfishtë, penale dhe civile, për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka”, zyra për shtyp e Kryeministrit Rama njofton se, “sapo nisi puna për të përgatitur edhe një padi tjetër të dyfishte për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani”.
“Edhe Arben Ristani do të paditet për të njëjtën shpifje monstruoze përmes të cilës, të dy shpifësit profesioniste tanimë edhe figura të larta zyrtare të PD, synojnë të lidhin në mënyre kriminale botën e krimit me qeverinë e personalisht me Kryeministrin”, thekson Zyra për shtyp e Kryeminsitrit.
Sipas Kryeminsitrisë, “kjo përpjekje e orkestruar për të përdorur krimin kundër qeverisë dhe Kryeministrit, kërkon një hetim serioz penal e po ashtu edhe një gjykim të plotë civil”.
“Ashtu si lideri i grupit të PD edhe lideri organizativ i saj, duhet të provojnë me patjetër para prokurorëve dhe gjykatës akuzat e tyre. Shqipëria nuk mundet kurrsesi të ketë një Kryeministër të lidhur në çfarëdo forme qoftë me krimin. Shqiptarët meritojnë transparencë të plotë për gjithçka kanë dëgjuar nga zyrtarët më të lartë të PD”, thuhet në deklaratën e Kryeminsitrisë.
“Kryeministri Edi Rama i siguron që të gjithë se një provë e vetme e kësaj natyre, mjafton që ai të tërhiqet nga detyra e nga politika dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë. Por nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë është i vendosur të përballet deri në fund me mjetet e ligjit, kundër kësaj politike të rrezikshme që synon kriminalizimin e politikës në sytë e shqiptarëve dhe më keq akoma, synon të përdorë krimin për interesa mjaft të errëta dhe kërcënuese për shoqërinë”, vijon deklarata.
“Duke garantuar të gjithë shqiptarët pa dallim, se kjo qeveri po e lufton dhe do ta luftojë krimin e shkeljen e ligjit nga kushdoqoftë, gjithnjë e më fort, Kryeministri i garanton po ashtu shqiptarët se klithmat antikrim të opozitës janë shprehje inkurajuese e faktit se po tronditen themele të forta të bashkëpunimit të vjetër mes politikës e krimit”, përfundon deklarata Zyrës së shtypit të Kryeministrit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, doli sot në një deklaratë për shtyp për të ripërsëritur akuzat e PD-së ndaj kryeministrit, duke u shprehur se, “kreu i bandës kriminale përfitoi nga favoret e krijuara nga kryeministri dhe pas përplasjes së përgjakshme me të vrarë e të plagosur, ai bridhte i lirë nëpër baret e Tiranës”.
Esht e turpeshme, por ralitet, ashtu si Saliu qe shann fyen shpif, me fjalet me banale e rrugacerore, ne parlament, ne fesbuk e kudo qe i jepet mundesia te flase edhe tellallet e tij cdo dite , pa piken e turpit, edikes , edukates qytetare, shajne, shpifin fyejne cu vjen neper gojen e ndyre. Qendrimi fisnik, i kulturuar dhe burereor i kryeministrit Rama me deklaraten e tij, duhet sa me pare te vere ne levizje drejtesine. Prokuroria duhet te filloj hetiiin dhe mos e lere per ne kalendrat greke, ashtu sic jane lene pa mare ne hetim disa padi te bera me pare ndaj goi ndtrit dhe mashtrusit Sali Berisha. Si paloka edhe Ristani duhet te hetohen sa me pare. Keshtu veprohet ne vendet demokratke, aq me teper qe drejtesia shqiptare esht cilesuar e kalbur, duhet te filloj te funksjonoi ndaj kujdo qe shkel ligjet, kodin penal apo ate civil. SHpresojme se kryeprokurori dote tregoj vullnet per hetimin sa me pare te padive te ngrittura. Ndryshe dote deshmoi se ishte dhe mbetet partizan i Sali Berishes.