☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 18 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $64,145 ▲ +1.38% ETH $1,847 ▲ +0.58% XRP $1.0889 ▲ +0.6% SOL $75.0200 ▲ +0.39%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
18 Jul 2026
Breaking
Bota

Francë, vriten tre atentatorët

Dy operacione blic organizuar thuajse në të njëjtën kohë kanë arritur të bëjnë të mundur vrasjen e tre personave që po mbanin prej orësh në ankth mbarë Francën. Tre super të kërkuarit nuk jetojnë më, ndërsa një prej pengjeve që mbahej në dyqanin ushqimor në lindje të Parisit ka humbur jetën. Të tjerët janë shëndoshë e mirë.

Emergency Services Attend Further Hostage Situation In Kosher Deli

U mbyll kështu me një aksion të shpejtë të forcave speciale franceze ‘ndeshja’ me atentatorët që ishin në kërkim prej së mërkurës, ditë në të cilën shkaktuan masakrën e “Charlie Hebdo”, që u mbyll me vdekjen e 10 gazetarëve dhe dy policëve. Një ditë më vonë, një tjetër vrasje tronditi policinë franceze, ajo e ekzekutimit të një oficereje të policisë.

Në orën 17:01, pas disa orësh qëndrimi pezull, u dëgjuan të shtënat dhe shpërthimet e para në ndërtesën në Dammartinku ndodheshin të fshehur dy vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi, të cilët mbanin peng edhe titullarin 27-vjeçar të shtypshkronjës në të cilën ata po qëndronin.

Dy terroristës u vranë në sulm, ndërsa pengu shpëtoi dhe u largua nga ndërtesa me shpejtësi me anë të një helikopteri që ndodhej në tarracë.

Vetëm pak minuta më vonë u dëgjuan 5 shpërthime të forta në Paris, ku policia organzoi një operacion tjetër duke vrarë pengmarrësin tjetër në dyqanin ku mbaheshin peng edhe 6 persona, mes tyre edhe një foshnje. Fatkeqësisht mësohet se një prej pengjeve mbeti i vrarë, por nuk dihen ende se cili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.