☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.37 ▲0.28%
ARI 4,134 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,372 ▲ +2.52% ETH $2,416 ▲ +4.01% XRP $1.3178 ▲ +2.77% SOL $96.7400 ▲ +3.93%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.37 ▲0.28 % ARI 4,134 ▲1.5 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.37 ▲0.28 % ARI 4,134 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kosova

Pas takimit me Gashin për përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn, Sijarina: Nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm në sistemin e KPK-së

Përfaqësuesja e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, Liridona Sijarina pas takimit me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi ka deklaruar se gjatë takimit kanë parashtruar kërkesat e tyre lidhur me trajtimin e rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt dhe rasteve të tjera të femicidit.

Sijarina ka bërë të ditur se kanë kërkuar që kryeprokurori i shtetit ta trajtojë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar nevojën për përgjegjësi dhe veprime konkrete nga institucionet e drejtësisë.

Ajo ka thënë se gjatë takimit kanë insistuar që në sistemin e drejtësisë të mos ketë persona të paprekshëm dhe se, në rast se konstatohen përgjegjësi të tilla, angazhimi dhe protestat e tyre do të drejtohen edhe ndaj atyre që mundësojnë këtë situatë.

“Ne i parashtruam kërkesat tona dhe insistuam që kryeprokurori i shtetit, pavarësisht se e ka nisur rastin në KPK, ta marrë me urgjencë çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe të rasteve të tjera të femicidit”, ka deklaruar Sijarina, përcjell Telegrafi.

Ajo ka shtuar se përfaqësuesit e institucioneve janë siguruar se nuk do të ketë persona të paprekshëm brenda sistemit, duke rikujtuar se, sipas saj, në të kaluarën ka pasur raste kur individë të caktuar kanë qenë të mbrojtur nga përgjegjësia.

“Ne i garantuam se nëse do të ketë njerëz të paprekshëm, angazhimin dhe protestën tonë do ta kanalizojmë drejt atyre që i kanë lënë të paprekshëm”, ka theksuar Sijarina.

Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit janë diskutuar edhe procedurat ligjore, ndërsa nga institucionet presin që kërkesat e tyre të trajtohen dhe të ketë zgjidhje sa më të shpejtë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.