Kronika

Incidenti në mitingun e PD-së, Prokuroria sekuestron prozhektorët

Prokuroria ka vendosur që të sekuestrojë prozhektorët e ndriçimit që u përdorën në mitingun elektoral të Partisë Demokratike të shtunën.

Organi i akuzës dyshon se prozhektorët kanë qenë shkak i lëndimit të simpatizantëve të PD-së dhe kreut Lulzim Basha. Prozhektorët do të dërgohen në laborator për hetim.

Në mitingun e PD-së u lënduan 140 persona, mes tyre edhe kreu demokrat Lulzim Basha.

Të gjithë kishin të njëjtat simptoma si skuqje, kruarje dhe djegie të syve apo dhe irritim në fytyrë dhe ne pjesën e qafës. Disa prej tyre kanë shfaqur edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button