☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.71 ▼4.24%
ARI 3,907 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,000 ▼ -0.17% ETH $2,288 ▲ +0.67% XRP $1.2485 ▼ -0.78% SOL $94.1300 ▼ -1.55%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Pas vrasjes së Arlindës, Prokuroria e Pejës cakton koordinator të veçantë për rastet e dhunës në familje

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, pas caktimit në këtë pozitë me vendim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka mbajtur takim me të gjithë prokurorët e shtetit të kësaj prokurorie.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit, u.d. e Kryeprokurores Disha-Haxhosaj ka kërkuar nga prokurorët që të shtojnë përkushtimin dhe vigjilencën në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve gjatë kujdestarive, duke siguruar reagim me kohë dhe trajtim profesional të secilit rast.

“Me këtë rast, ajo ka theksuar se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të të gjithë prokurorëve të shtetit, duke ofruar bashkëpunimin dhe përkrahjen e saj në çdo situatë ku kërkohet ndërhyrja dhe mbështetja e udhëheqjes së Prokurorisë”, thuhet në njoftim.

Tutje siç bëhet e ditur në njoftim në kuadër të organizimit të brendshëm dhe koordinimit të punës, me vendim të u.d. së Kryeprokurores, prokurori i shtetit Ermal Demhasaj është caktuar koordinator i rasteve të dhunës në familje, për një periudhë të pacaktuar.

“Po ashtu, u.d. e Kryeprokurores ka mbajtur takim edhe me stafin administrativ të Prokurorisë Themelore në Pejë, nga i cili ka kërkuar angazhim dhe intensitet të shtuar në punë, respektim të plotë të dispozitave ligjore dhe përmbushje profesionale të detyrave dhe përgjegjësive, me qëllim të shmangies së lëshimeve eventuale dhe menaxhimit sa më efikas të punëve dhe proceseve administrative në institucion.

U.d. e Kryeprokurores Disha-Haxhosaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, përgjegjësisë institucionale dhe koordinimit ndërmjet të gjithë punonjësve, në mënyrë që Prokuroria Themelore në Pejë të vazhdojë përmbushjen e mandatit dhe përgjegjësive të saj ligjore. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.