☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▼ -0.78% ETH $1,997 ▼ -1.39% XRP $1.3202 ▼ -1.99% SOL $81.7500 ▼ -2.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Pasagjerët nga ajri rriten me 15% në shtator në raport me 2019-n, Wizz Air merr 40% të tregut

Numri i pasagjerëve që fluturuan përmes Aeroportit të Rinasit në shtator të këtij viti arriti në 390 mijë, sipas të dhënave të raportuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil, duke i tejkaluar nivelet e para krizës.

Në krahasim me të njëjtin muaj të 2019-s janë 15% pasagjerë më shumë, ndërsa në raport me shtatorin 2020, kur vendi sapo po hapej nga pandemia, lëvizjet janë trefishuar.

Me rritje të ndjeshme ishin fluturimet përmes charter-ave, përmes të cilëve lëvizin turistët që vijnë në vend nga agjencitë turistike. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, gjithsej fluturuan me charter-a 64 mijë pasagjerë, me rritje prej 33% në krahasim me 2019-n dhe 327% në raport me shtatorin 2020. Përmes charter-ave u realizuan 17% e fluturimeve në shtator.

Në ndarjen e tregut sipas operatorëve, më e madhi është WIZZ Air, përmes të cilit kanë udhëtuar 40% e pasagjerëve. Operatori hungarez me kosto të ulët ka shtuar ndjeshëm destinacionet muajt e fundit.

Operatori i dytë më i madh është Air Albania, që në shtator 2021 kishte 9% të tregut.

I tregti është Alba Wings me 6% të tregut.

Renditjen e vijon Lufthansa me 6% dhe Austrian Airlines me 4%.

Aviacioni civil ishte sektori më i goditur nga pandemia. Në 2020-n, numri i pasagjerëve që fluturuan nga dhe drejt Rinasit ra me më shumë se 60%. Tregu është rikuperuar ndjeshëm këtë vit dhe nga muaji gusht numri i pasagjerëve po i tejkalon dhe nivelet e para pandemisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.