☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.03 ▲0.79%
ARI 4,496 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,228 ▲ +0.62% ETH $2,167 ▲ +0.23% XRP $1.4142 ▼ -0.21% SOL $91.5700 ▲ +0.57%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.03 ▲0.79 % ARI 4,496 ▼1.23 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.03 ▲0.79 % ARI 4,496 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Pasojat ekonomike të koronavirusit tek ekonomia e Maqedonisë së Veriut

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut parashikon që të ketë rënie të PBB në minus 3.5 përqind, ndërkaq institucione të tjera ndërkombëtare dalin me projeksione edhe më të errëta për ekonominë maqedonase.

Profesoresha Hyrije Abazi Alili, dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se më i cenuar do te jetë kuartali i dytë i këtij viti. Ajo analizon treguesit e kësaj rënieje:

“Për konsumin individual pritet se do të ketë rënie pasi që shpenzimet apo kërkesa është zvogëluar nga blerësit dhe e njejta do të shënojë, nga parashikimet prej 3,6%, do të shënojë një rënie prej 3,5%; Kjo si pasojë e efekteve që ka tregu i punës, pra, kemi pasur disa masa të cilat kanë ndaluar rrogët e punëtorëve, po ashtu ka pasur edhe lëshime nga puna”, thekson ajo.

Maqedonia e Veriut ka një diasporë sidomos në Evropën Perëndimore që është fort e lidhur me vendlindjen dhe në mënyrë tradicoinale prej dhjetëra vitesh bën dërgesën e parave në familjet e tyre apo për investimet në biznese të vogla dhe të mesme në vendin e origjinës.

Profesoresha Abazi Alili, në kuadër të parashikimeve për rënien e ekonomisë e shikon edhe rënien e atyre që njihen si remitanca:

“Nga Banka Botërore parashihet se shkaku i pandemisë, remitancat në nivel global do të zvogëlohen për 20%, gjë që do të ndikojë mjaft në vendet si Republika Maqedonisë së Veriut, ku këto burime janë një e hyrë kyçe për shpenzimet të cilat i realizojnë familjet, ndërsa arsyeja pse do të vijë deri tek ulja kaq e hovshme prej 20% është ndoshta fakti se emigrantët e punësuar në vendet pritëse janë në fakt më të cënuar nga masat, të cilat janë marrë, si lëshim nga puna ose reduktimi i pagave”, thotë ajo.

Ajo vlerëson se si investimet vendore edhe ato te huaja do të shënojnë ngecje.

Eksporti, po ashtu do të ketë një rënie të thellë deri 17 përind, thotë ekspertja.

“E vetmja komponentë që shënon rritje do të jenë shpenzimet qeveritare, të cilat nga 4,4% rriten në 6,6%, por këto janë një komponentë që kanë ndikim të vogël në produktin bruto të mbrendshëm”, thotë prof. Abazi Alili.

Pasi të jenë hequr masat shtrënguese që kanë të bëjnë me COVID-19 dhe të jetë bërë hapja e kufijve, zonja Abazi Alili në një vijë me autoritetet financiare të Maqedonisë së Veriut për vitin e ardhshëm kanë parashikime optimiste për rritjen e Prodhimit Bruto të Vendit

Ndërsa, Komisoni Evropian vlerëson rënie edhe më të madhe të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Autoritetet financiare në Shkup parashikojnë që valuta zyrtare – denari të mos pësojë zhvlerësim gjatë kësaj periudhe të krizës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.