🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme, kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Bazelit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Bazelit për Qeverisje në Zvicër (IBQ), Elizabeth Andersen, dhe Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (QNRP – ICAR), Iker Lekuona, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Në njoftim bëhet e ditur se marrëveshja synon të çojë përpara përpjekjet për rikthimin dhe riatdhesimin e pasurive që janë fituar në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit ose formave të tjera të abuzimit me pushtetin, të cilat gjenden jashtë vendit dhe i përkasin ligjërisht Republikës së Kosovës.

“Për më tepër, kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të mbështesë lehtësimin e një bashkëpunimi më efektiv me autoritetet e shteteve të tjera në lidhje me gjurmimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, përmes këtij bashkëpunimi, Instituti i Bazelit për Qeverisje, nëpërmjet këshillave strategjike, udhëzimeve praktike dhe ndihmës, do ta mbështesë Prokurorin e Shtetit në çështjet e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme, sipas standardeve dhe praktikave më të larta të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.