Kronika

Patentat e Tahirit në makinën e Sotës, Qato: Nuk përbën vepër penale

Drejtori i Policisë së Elbasanit doli për mediat për të sqaruar arrestimin e Orestës Sotës dhe gjithë situatën e krijuar më pas.

Sotës iu gjetën në makinën që po udhëtonte, veç 800 mijë eurove të pashoqëruara me faturë, edhe dy leje drejtimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Altin Qato tha se policia nuk deklaroi gjetjen e dy patentave, pasi kjo nuk përbente vepër penale, por vetëm shuma e parave që u gjet me shkelje për shkak të mungesës së faturës.

“Në makinën e Orest Sotës janë gjetur dy leje drejtimit të ish-ministrit Tahiri. Ne nuk e bëmë publike gjetjen e patentatve të ish-ministrit Tahiri, pasi nuk përbën vepër penale”, deklaroi Qato.

Kreu i policisë së Elbasanit deklaroi megjithatë se në materialet e referuara prokurorisë ishin edhe dy patentat e gjetura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button