Ekonomia

Patentat Shqiptare nga dhjetori do të njihen edhe në Kroaci

Drejtuesit e automjeteve që  janë të pajisur me patentë të rregullt shqiptare, mund të qarkullojnë nga dhjetori edhe në Kroaci normalisht, falë marrëveshjes mes dy vendeve.

Ne një njoftim për shtyp, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaron opinionin publik, se kanë përfunduar proçedurat ligjore për marrëveshjen e njohjes së ndërsjellët të patentave të automjeteve mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Marrëveshja hyn zyrtarisht në fuqi në datën 22 Dhjetor 2015, dhe nga kjo date drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në Kroaci, dhe janë të pajisur me patentë të rregullt shqiptare, mund të qarkullojnë normalisht në këtë shtet.

Kjo marrëveshje tregon vullnetin dhe angazhimin maksimal të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, për të zhvilluar politika transporti sa më në favor për qytetarët, si dhe për të përmirësuar dhe thjeshtëzuar shërbimet.

Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje,  plotësohet unaza e vendeve të rajonit që njohin lejet e drejtimit të dhëna nga autoritetet shqiptare me përjashtim të Greqisë, ku palët janë në negociata. Shtetet ku mund të lëvizet me patentë shqiptare, janë Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Italia për shtetasit shqiptare që janë rezidente deri në 3 vjet, dhe së fundmi Kroacia . MTI njofton se është në negociata edhe me palën turke, dhe është optimiste në arritjen e një marrëveshje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button