☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Pati një sherr të madh dhe viktima…”- Autori Sokrat Vata zgjedh heshtjen për vrasjen e turistit francez, zbardhen

I dyshuari për vrasjen e turistit francez në plazhin e Ksamilit, Sokrat Vata, ka zgjedhur të heshtë para hetuesve për krimin e rëndë, teksa u mor në pyetje pak pasi u kap i fshehur në bagazhin e një makine në Fier gjatë ndjekjes.

Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve për motivet e krimit, por Policia ka siguruar disa nga dëshmitë e pushuesve që ishin prezent gjatë sherrit dhe miqve të viktimës.

Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, është marrë në pyetje nga grupi hetimor lidhur me rrethanat e krimit të rëndë, por ka zgjedhur të mos japë asnjë deklarim para hetuesve.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, të cilët po shoqëronin Vatën gjatë përpjekjes për t’u arratisur. Në prani të përkthyesve, ata kanë deklaruar se ishin klientë të përhershëm në lokalin “Principotes” dhe se e paguanin 29-vjeçarin si bodigard e shoqërues personal.

Ata kanë sqaruar se e kishin marrë Vatën në automjet thjesht për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të.

Hetuesit kanë pyetur gjithashtu miqtë e viktimës, të cilët kanë sqaruar dinamikën e ngjarjes. Sipas dëshmive të tyre sherri dyshohet të ketë nisur fillimisht pas ngacmimit të një vajze brenda ambientit të lokalit.

Në konflikt u përfshinë shumë persona që po përlesheshin me njëri-tjetrin, situatë ku ndërhynë edhe rojet e sigurisë.

Turisti 20-vjeçar portugez kishte ndërhyrë vetëm për të ndarë palët e përfshira në përplasje përpara se të goditej me pasoja fatale.

Por fatkeqësisht ai mbeti vetë viktimë e sulmit me thikë dhe trupi u la në plazhin e Ksamilit i përgjakur. Vata është person me precedentë penalë të mëparshëm, pasi ka qenë i dënuar në Angli me 5 vite burgim për drogë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.