Patrick Modiano merr çmimin Nobel për Letërsinë
Romancieri francez, Patrick Modiano mori sot çmimin Nobel për Letërsinë 2014, njoftoi komiteti organizator.
”Patrick Modiano nderohet me çmimin Nobel për Letërsinë për artin e kujtesës me të cilin ai ka evokuar fatet më të përvuajtura njerëzore dhe ka zbuluar botën e Pushtimit”, thuhet në citimin e Akademisë Suedeze.
Patrick Modiano është shkrimtari i pesëmbëdhjetë francez që merr këtë çmim, një nga më prestigjiozët në botë.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.