PD kundër votimit elektronik në zgjedhjet vendore, kreu i KQZ Celibashi takohet me përfaqësuesit e partive
Opozita nuk e mbështet kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjerimin e votimit elektronik për zgjedhjet lokale të 2027-ës.
Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Ilirian Celibashi, zhvilloi takim me aktorët politikë teksa bëri me dije se Partia Demokratike është pozicionuar kundër shtimit të bashkive që do të votojnë në mënyrë elektronike.
Gjithashtu u bë me dije se partitë e tjera mbështetën idenë, megjithatë rekomanduan zbatimin vetëm në disa bashki.
Celibashi theksoi se po vlerëson qëndrimet e partive politike, si dhe aspektet e tjera që lidhen me votimin dhe numërimin elektronik, përpara se të marrë një vendim për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.