PD, Paloka: Shteti burgos të pafajshmit dhe mbron oligarkinë
Duke reaguar ndaj protestës së radhës kundër këndit të lojrave tek Parku i Liqenit, kryetari i grupit parlamentar të PD Edi Paloka ka deklaruar se, “sot jemi para dëshmisë së një shteti inekzistent, të një shteti pa drejtësi, i cili dënon e burgos të pafajshëm që s’kanë të paguajnë energjinë elektrike, por ndërkohë vë me qindra forca policie në mbrojtje të atyre që shkelin hapur dhe përditë ligjin”.
“Duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët shqiptarë dhe këta policë që janë këtu, detyrimin e kanë përballë Kushtetutës dhe Kushtetuta u thotë qartazi se edhe policia edhe polici më i thjeshtë dhe jo vetëm shefat e tyre duhet të zbatojnë ligjin dhe jo urdhërat e paligjshëm. Përndryshe do të përgjigjen një më një, kokë më kokë për shkeljet e ligjit, atëherë kur ligji të vendoset”, ka deklaruar Paloka.
Ai ka akuzuar kryeministrin Rama se, “urdhëron dhunimin e qytetarëve të thjeshtë dhe mbron me shtet dhe polici oligarkinë kriminale që po drejton sot këtë vend”.
“Ky është vetëm një shembull. E dëgjuat të gjithë kryetarin e bashkisë kur tha se këtu nuk do të hidhet asnjë metër beton dhe se nuk do të pritet asnjë pemë. Shihni sot se ç’po ndodh. Është rrethuar dhe po mbrohet betoni i Edi Ramës. Ky është akti më skandaloz që tregon se si shteti shkel ligjin me vetëdije të plotë dhe dhunon qytetarët e tij të cilët nuk guxojnë as të rregullojnë shtëpinë e tyre, sepse përfundojnë burgjeve. Ndërkohë, që kryeministri i pari, kryetari i Bashkisë i dyti, duhej të ishin sot përpara Prokurorisë për këtë shkelje të rëndë”, tha Paloka.
Paloka, ky shtet eshte ai qe duhet te jete, nndersa shteti tuaj para tre vjetesh ishte shtet rrumpalle, ku sejcili qytetar munde te vithte, jo vetem energjine elektrike dhe ujin, pore edhe pronen publike, ate private, te shkateronte pyjet, lumenjte e liqente, deri sa po arinte pikun e te te keqiave qe solli cperfytyrimin e njeriut, duke ecuar vendin ne gremine. Tani qe kerkohet te behet shtet, ju qe e humbet ate me gjyshin Sali ne krye, mendoni dite e nate cfare pengesash e kundervenje ti krijoni mazhorances qeverise dhe kryebashkiakut Velia, qe edhe ky zoteri po ben ate qe se beri luli i vogel. Haroheni, se dote vini ne pushtet me mashtrime, mburje e genjeshtera, nderkohe qe sjane mbyllur plaget qe hapet dhe late mbrapa. Qendrimet tuaja jane destruktive, edhe ne qe jetojme jashte shtetit e shikojme se si kerkoni te mose zbatohen rreformat, sidomos ajo e drejtesise dhe te tjerat qe ka ndermare kjo mazhorance. Ne vend qe te gezoheni qe bashkia e tiranes po nderton nje kend lojrsh per femjet si ne gjithe boten e qyteteruar, nzirni deputetet neper rruge e kafene te shikojne puntoret e parkut dhe me pas me nje tufe injorantesh qe skane pare bote me sy, sillen si vandale dhe konfrontoheni me policine, bashkiake dhe ate te shtetit ne meyre rrugacerore, jo tre ore, pore edhe tre dite e kini hak qendrimin , hetimin dhe denimin, pore eshte drejtesia e kalbur, e degjeneruar qe sju heton dhe denon ju pdistave te felliqur, qe ne vend te debatoni e te miratoni rreformat mereni me veprime alabakesh e rrugacerore. Urime zotit Velia per nismat dhe punet e mira qe po ben per tjja ndryshuar pamjen dhe kushtet e jeteses qytetareve te Tiranes dhe rrethinave te saj. Ne emigranteve dote na kini krah dhe mbeshtetje sepse e vleresojme punen dhe perkushtimin e zotit Velia, ne interes te qytetareve.