Politika

PD: Policia të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e Lazaratit

Partia Demokratike i bën thirrje policisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen e Lazaratit. Në një komunikatë për mediat, selia blu kërkon të merren të gjitha masat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së banorëve dhe punonjësve të policisë.

“Partia Demokratike po ndjek me shqetësim të thellë zhvillimet në Lazarat, ku raportohet për shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe personave të armatosur, me pasojë humbjen e jetës së një efektivi të RENEA-s dhe plagosjen e një efektivi tjetër. Kërkojmë nga Policia të zbardhë menjëherë ngjarjen, të ofrojë transparencë maksimale për çfarë po ndodh, të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë të banorëve dhe punonjësve të policisë si dhe të marrë të gjitha masat për ndalimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, duke shmangur çdo pasojë mbi popullatën civile”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, PD u bën thirrje banorëve të Lazaratit të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të grupeve kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button