Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.27 ▼1.32%
ARI 4,957 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,983 ▲ +0.08% ETH $2,316 ▼ -0.58% XRP $1.5119 ▼ -0.05% SOL $93.9700 ▲ +0.3%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.27 ▼1.32 % ARI 4,957 ▼1.02 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.27 ▼1.32 % ARI 4,957 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

PD, Pollo: Edi Rama inkriminoi Arkivën e Shtetit

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka inkriminuar edhe Arkivën e Shtetit. Genc Pollo, deputet i PD-së u shpreh se kreu aktual i Arkivit Qendror të Shtetit, Gjet Ndoji, në vitin 2000 është përjashtuar nga radhët e policisë për një sërë akuzash.

“Aty Edi Rama ka emëruar një ish-major policie, Gjet Ndojin, i cili në vitin 2000 është përjashtuar nga radhët e Policisë për; mospastrim të radhëve nga të inkriminuarit, përgjegjësi për grabitjen e Bankës, përgjegjësi për vjedhjen e makinave, përgjegjësi për shkelje në zyrën e pasaportave dhe vizave. Të gjitha këto zullume ky major i ka bërë kur ishte kryesisht si shef i komisariatit të Kukësit dhe për këtë është përjashtuar nga Policia me motivacionin që lexova nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Spartak Poçi.  Pavarësisht kësaj të kaluare, pavarësisht se është kryetar partie, ç’ka e  ndalon specifikisht ligji i Arkivave, neni 90 i tij, u shpërblye nga rilindistët si Drejtor i Përgjithshëm Arkivës Qendrore të Shtetit”, tha Pollo.

Ai denoncoi edhe largimin e 51 arkivistëve me përvojë që u zëvendësuan nga të afërm të Ndojit. “Prandaj është shumë e rëndësishme që një orë e më parë të miratohet një ligj për dekriminalizimin, jo me dyer dhe dritare që të kalojnë gjethet e Edit, por në mënyrë strikte dhe rigoroze të miratohet sa më parë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, përfundoi Pollo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.