Politika

PD prezanton draftin për dekriminalizimin, Bylykbashi: Institucion i veçantë për verifikimin

Dy ditë pas miratimit prej Qeverisë të projektligjit për funksionet publike, Partia Demokratike ka prezantuar draftin e saj për dekriminalizimin. Ndryshe nga pr/ligji i qeverisë, PD ka parashikuar në draftin e saj ngritjen e një institucioni që do të bëjë verifikimin, si dhe një strukturë e posaçme brenda Prokurorisë së Përgjithshme.

“Organi kompetent për miratimin e akteve që do të vihen në zbatim të ligjit do të jetë Kuvendi për t’i dhënë kontrollin e plotë politik Kuvendit në gjithë këtë nismë, në mënyrë që askush të mos devijojë nga qëllimet e ligjit. Kemi parashikuar një institut që duket se në projektligjin e qeverisë  është hequr, është e drejta e nismës për të kërkuar verifikimin. Qeveria ka parashikuar që verifikimin ta bëjë vetë. Ndërkohë që ne kemi parashikuar një nismë që është komplet jashtë kontrollit të personave që mund të kenë konflikt interesi. Një numër i caktuar shtetasish kanë të drejtën të kërkojnë verifikimin e një funksionari publik, në lidhje me të dhënat që ekzistojnë.  Gjithashtu kemi parashikuar dhe organin i cili do të bëjë zbatimin e ligjit, dhe Prokuroria e Përgjithshme, kemi parashikuar një strukturë të specializuar. Brenda prokurorisë një strukturë që do të bëjë këto veprime. Bën të mundur jo vetëm përgejgjësinë maksimale të një ogani siç është prokuroria, por i heq nga dora e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, apo kush nuk ka vullnet për ta bërë kontrollin, do të jetë në dorën e një organi të përcaktuar në lgij me detyrime e pasoja penale në rast se nuk kryhet”, tha Bylykbashi.

Në projektligjin e qeverisë është parashikuar që verifikimi të bëhet nga vetëdeklarimi i personit, e më pas verifikimi nga institucioni ku do të punojë.

Gjithashtu, një risi tjetër e draftit të PD-së, ndryshe nga ai i qeverisë, është verifikimi edhe i personave që kanë ndërruar identitet.  “Kemi parashikuar një instrument shumë të rëndësishëm, nuk duhet të ketë dilemë dhe është e panegociuehsme që nuk do të jenë organet kushtetuese jo vetëm personat e dënuar me emrin e tyre, por dhe ata që kanë ndryshuar identitet pas dënimit, apo e kanë kryer me një identitet të falsifikuar. Është rasti i deputeti Frroku që rezulton me 8 emra. Këta persona nuk do të kenë mundësinë të kandidojnë dhe instrumenti më i mirë për këtë janë të dhënat bioemtrike, gjurmët e gishtërinjve. Të gjithë e dimë, që me gjurmët e gishtërinjve, çfarëdo emri të ketë është po i njëjti dhe nuk i shpëton ligjit. Dhe ky element është hequr nga qeveria”, vijoi Bylykbashi.

Referuar funksionarëve aktualë, ndryshe nga projekti i maxhorancës, në momentin që ky ligj hyn në funksion, nëse kanë mbaruar burgimin 20 vjet më parë e deri sot, duhet të lënë funksionin publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button