🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,972 ▲ +0.05% ETH $2,247 ▲ +0.21% XRP $1.1687 ▼ -1.75% SOL $90.1100 ▼ -1.36%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

PD-PS miraton projekt-rezolutën për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kalon për diskutim në Kuvend

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme miratoi sot një projekt-rezolutë që përcakton angazhimet e parlamentit për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Dokumenti rithekson se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet objektiv strategjik kombëtar, që udhëheq reformën demokratike, institucionale, ekonomike dhe sociale të vendit.

Projekt-rezoluta nënvizon rëndësinë e rolit kushtetues të Kuvendit në mbikëqyrjen e procesit të integrimit, forcimin e kontrollit parlamentar dhe garantimin e transparencës. Sipas dokumentit, parlamenti angazhohet të forcojë funksionin ligjbërës dhe mbikëqyrës, të garantojë zbatimin e legjislacionit sipas standardeve të BE-së dhe të përshpejtojë reformat kyçe në fushat e drejtësisë, administratës publike dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kuvendi kërkon gjithashtu mbështetje të plotë për institucionet kushtetuese, nxitjen e dialogut politik dhe shoqëror gjithëpërfshirës, respektimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtave themelore, si dhe forcimin e partneriteteve ndërparlamentare me Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.

Projekt-rezoluta adreson gjithashtu angazhime konkrete ndaj Këshillit të Ministrave, duke kërkuar harmonizimin e legjislacionit me acquis të BE-së, përshpejtimin e reformave në shtetin e së drejtës, mbështetjen e pushtetit vendor, përmirësimin e administratës publike dhe përdorimin efektiv të fondeve evropiane.

Dokumenti thekson se përparimi në procesin e anëtarësimit do të matet mbi bazën e meritës, standardeve demokratike dhe rezultateve të verifikueshme, me qëllim që Shqipëria të ecë me hapa të qëndrueshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Mazhoranca dhe opozita angazhohen për pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare, duke garantuar dialog politik dhe konsensus mbi prioritetet evropiane. Projekt-rezoluta u miratua më 14 maj 2026, duke shënuar një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.