Politika

PD: Rama dha Skavicën pa garë dhe transparencë

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretares për Marrëdhënien me Publikun, Grida Duma, deklaroi se kryeministri Edi Rama i “ka dhënë pa garë e pa transparencë projektin më të rëndësishëm energjitik në Shqipëri, ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, një kompanie turke, “Suzer & Nurol Group”.

“Siç bën gjithmonë kur do të fshihet dhe është në siklet, kryeministri reagoi duke akuzuar opozitën, por sërish pa i dhënë asnjë llogari, asnjë përgjigje qytetarëve shqiptarë. Por para disa javësh, i gjendur në presion, ministri i tij Ahmetaj pohoi vetë se Skavica i është dhënë një kompanie turke. Në një emisionin, duke u gjendur keq që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor të huaj, Ahmetaj shprehet se tashmë Skavica i është dhënë kompanisë turke. Sot, pyesim kryeministrin Rama se çfarë gare zhvilloi për projektin më të rëndësishëm energjitik të shqiptarëve? Skavica ka përfunduar si gjithë të tjerat dhe siç ne paralajmëruam pa garë e transparencë, ashtu siç Rama u ka dhënë miqve të vetë koncensionet në shëndetësi, ashtu siç jep tenderat dhe u hap traun e doganës, ashtu siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën CEZ ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre”, theksoi Duma.

“Kjo është skema e Edi Ramës në ndarjen e parave dhe copëtimin e pasurisë të shqiptarëve. Mos u habisni kur të merrni vesh që pazari i radhës i Edi Ramës me pasuritë publike është mbyllur në Majami. Kjo skemë korruptive dhe kriminale e zhvatjes dhe vjedhjes së pasurive kombëtare është arsyeja pse sot shqiptarët janë më të varfër, më të papunë e më të pashpresë, ndërsa Edi Rama citohet në raportet e OSBE-së për pasurinë e tij prej 200 milionë euro, dhe ministrat e tij janë zgjuar milionerë brenda natës”, shtoi Duma.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button