Politika
PD: Rama, në duart e Çakos. Presioni ndaj gjykatave ka arritur kulmin
Partia Demokratike ka dalë këtë të enjte në një deklaratë për shtyp, ku zëdhënësja e kësaj partie ka thënë se presioni dhe kërcënimet e Ramës ndaj gjykatave ka arritur kulmin.
“Sidomos kur Apeli do të vendosë për Çakon dhe Gjykata Tiranës për Rroshin. Këto janë të dyja raste të inkriminimit të pushtetit. Me shantazhet, Rama kërkon të mbyllë skandalet e paligjshme të përgjimit, ku është vetë i përfshirë. Rama është në duart e Çakos dhe ka frikë se do të flasë nëse nuk i siguron mbrojtje”, thotë Partia Demokratike.
Zëdhënësja u shpreh se PD dënon kërcënimet dhe fton institucionet e drejtësisë që të punojnë të pandikuara.