PD-Shehu: Testimi i mjekëve dhe infermierëve, i paligjshëm, diskriminues, korruptiv
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë se po përdorin në shëndetësi testime denigruese dhe të jashtëligjshme.
Tritan Shehu, kreu i Departamentit të Shendetësisë në PD, doli sot në një deklarate për mediat dhe u shpreh se “Ministria e Shëndetësisë konfirmon fillimin e një proçesi testimi, denigrues dhe të jashtëligjshëm dhe ata që nuk fitojnë këtë provim, do të humbin vendin e punës. Kjo iniciative nuk është e bazuar në ligj, praktikën tonë e ate ndërkombëtare”.
“Janë diskriminuese se tentojnë të largojnë qindra specialistë nga puna për t’i zëvëndësuar me të tjerë. Jemi në pritje të publikimit të dokumentave të domosdoshme zyrtare. Më tej do të veprojmë qoftë politikisht, qofte duke atakuar vendime të tilla në Kuvend apo organet e drejtësisë”, pohoi Shehu.