Politika

PD, Zeneli: Habilaj konfirmoi dëshminë e oficerit Zagani

Partia Demokratike deklaron se kushëriri i Saimir Tahirit ka vërtetuar dëshminë e oficerit Zagani. Alban Zeneli, deputeti i PD-së, në një dalje publike tha se tashmë ministri i Brendshëm duhet të largohet nga detyra për t’i hapur rrugë hetimit për lidhjet kriminale.

“Konfirmoi dëshminë e oficerit Zagani që u shpreh që trafikantët që vëzhgonte përdornin makinën private të Saimir Tahirit. Habilaj tha vetë se ka pasur probleme me policinë për një shumë të madhe parash. Pikërisht denoncimi që bëri oficeri Zagani, Habilaj vërtetoi lidhjen me Saimir Tahirin duke deklaruar se janë kushërinj. Habilaj foli gjithashtu për lidhjet me shefin e kufirit të Dhërmiut, të zonës që sipas oficerit Zagani magazinohej dhe paketohej droga”, deklaroi Zeneli.

Ai tha se ministri i Brendshëm prej 37 ditësh nuk mban asnjë përgjegjësi, por vetëm nxjerr alibi “për gënjeshtra që rrëzohen pas disa orësh”.

“Nuk ka asnjë gomone shpëtimi për Saimir Tahirin, ai duhet të largohet një orë e më parë nga detyra, për t’i hapur rrugë hetimeve dhe për të nxjerrë lidhjet kriminale jashtë zyrës së ministrit të Brendshëm”, tha Zeneli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button