🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 103.30 ▼2.39%
ARI 4,392 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,896 ▼ -1.5% ETH $2,403 ▼ -3.21% XRP $1.2867 ▼ -8.13% SOL $97.0600 ▼ -3.77%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.30 ▼2.39 % ARI 4,392 ▲1.35 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.30 ▼2.39 % ARI 4,392 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

PDK: Aktgjykim i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon deri në fund

Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin e saj për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas një njoftimi për media thuhet se sot në Hagë u godit rëndë e drejta e popullit tonë që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi shtetëror serb që vrau, dëboi dhe terrorizoi shqiptarët e Kosovës.

“Për ne, ky aktgjykim është një padrejtësi e madhe, sepse mbështetet në pretendime e materiale që i konsiderojmë të fabrikuara dhe të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë. Por historia e Kosovës është shkruar këtu, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Dhe ajo nuk rishkruhet sot. Historia jonë është shkruar nga populli ynë që luftoi për mbijetesë, nga mijëra dëshmorë e martirë, nga qindra mijëra qytetarë të dëbuar prej shtëpive të tyre dhe nga një aleancë historike me botën demokratike që, në vitin 1999, i dha fund represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim agresori ishte Serbia.

“Viktima ishte Kosova. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk shkuan në Hagë duke ikur nga drejtësia. Ata iu përgjigjën asaj vullnetarisht, me besimin se e vërteta do të triumfonte. Prandaj, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Sot, qytetarët e Kosovës ndihen të lënduar dhe të zhgënjyer nga ky aktgjykim i padrejtë”.

Tutje në njoftim thuhet se PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës.

“Për ne, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare. Dhe njerëzit që udhëhoqën luftën dhe proceset politike që sollën lirinë dhe shtetin e Kosovës nuk mund të fshihen nga historia me një vendim gjyqësor. Sot është një ditë e rëndë për Kosovën. Por sot nuk përfundon as historia, as beteja për të vërtetën. Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë përherë në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të atyre që morën mbi vete barrën e lirisë së Kosovës. Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Ne për drejtësinë do të luftojmë deri në fund dhe për të vërtetën nuk do të heshtim kurrë. Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk do t’i lëmë kurrë vetëm. Beteja vazhdon, me ta dhe për ta, deri në lirimin e tyre”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.