PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk
Një nga drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se partia e tij i thotë “jo” ofertës që bëri pak minuta më parë Albin Kurti, në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Albin Kurti propozoi dy emra dhe ftoi PDK t’i japë votat dhe më pas do të thirrje seanca në Kuvend për votimin e Ligjit për Specialen.
Ai theksoi se ky propozim nuk është serioz dhe se gjuha e Kurtit është shantazh.
Sipas Hoxhës, PDK-ja nuk i nënshtrohet presionit të Kurtit.
“Nuk është qasje serioze e Kurtit, meqë zgjedhja e presidentit është temë në Kosovë nga 4 marsi i këtij viti dhe nga 4 prilli, kur Vjosa Osmanit i kaloi mandati i presidentes, ne jemi pa president.
Ta kesh një situatë që në orët e fundit ka një propozim se kush mund të jetë president, në mënyrë të njëanshme, pa një dialog të mirëfilltë me partitë politike, mendoj se nuk është çështje serioze. Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se ne kemi shkuar në zgjedhje, sepse Kurti po dëshiron të shkojmë në zgjedhje.
Nëse shohim çështjen e aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shtator dhe reagimin e Kosovës si një çështje të interesit nacional, ku duhet të bashkohet opozita me qeverinë, sepse pa qenë të bashkuar brenda dhe pa një përkrahje amerikane dhe perëndimore, nuk mund ta fitojmë betejën në Gjykatën e Apelit, i cili do të jetë një proces i ndërlikuar, por mënyra se si e prezantoi Kurti, është më shumë një shantazh i opozitës. Ne nuk i nënshtrohemi një shantazhi të tillë.
Kjo gjykatë e ka kriminalizuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duam që Kosova duhet të ketë president, por nuk mendoj se qasja është e duhur: “Ose votoni këtë, ose shkojmë në zgjedhje.” Kjo është një gjuhë e shantazhit dhe, si deputetë të PDK-së, nuk i nënshtrohemi një gjuhe të tillë. Përgjigjja e PDK-së është jo”, tha ai për ABC News.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.